Dhjetëra emigrantë shpëtohen në ujërat e Detit Mesdhe
Emigrantët duke qëndruar në një varkë të hekurt pranë anijes së shpëtimit "Astral", të organizatës joqeveritare Open Arms, në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusas, në Detin Mesdhe, 11 gusht 2024.
Emigrantët e shpëtuar duke u transportuar me një varkë deri tek anija Astral.
Nëntëmbëdhjetë migrantë të shpëtuar, përfshirë dy vajza dhe një foshnjë, qëndrojnë në një varkë, të mbështjellë me batanije termike të ofruara nga pjesëtarët e OJQ-së Open Arms.
Një anëtar i organizatës Open Arms duke i udhëzuar migrantët e shpëtuar në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusës, në Detin Mesdhe.
Një pamje nga larg e varkës me emigrantët e shpëtuar.
Emigrantët ndihmohen nga anëtarët e OJQ-së Open Arms.
Në mesin e migrantëve të shpëtuar ishte edhe kjo foshnje, së cilës iu ofrua ndihmë mjekësore nga mjekja Isabel Zamarron, 36-vjeçare, në bordin e anijes së organizatës.
Anëtarët italianë të Guardia di Finanza përgatiten që t'u ndihmojnë migrantëve që janë në varkën prej hekuri.
Emigrantët duke notuar në ujë ndërsa presin që t'u vijë në ndihmë një varkë shpëtimi e organizatës Open Arms.
Një fëmijë shihet duke ngrënë derisa qëndron në bordin e një varke së bashku edhe me dy vajza të tjera, në pritje për t'u ndihmuar nga OJQ-ja Open Arms.
Një emigrant mban një foshnjë derisa qëndron në një varkë.
Emigrantët marrin udhëzime nga anëtarët italianë të Rojës bregdetare (Guardia Costiera) pranë anijes së shpëtimit Astral, të OJQ-së Open Arms në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusës, në Detin Mesdhe, natën e 10 gushtit 2024.