Teksa ukrainasit mirëpriten, afganët në Poloni ankohen për vështirësi dhe dëbim

Your browser doesn’t support HTML5

Rreth 1.500 afganë janë dërguar me avionë në Poloni, pasi talibanët e rimorën Kabulin në gushtin e vitit 2021. Shumë prej tyre thonë se përballen me vështirësi ekonomike dhe se nuk po marrin më ndihma nga shteti polak. Ata thonë se Polonia e ka bërë prioritet mbështetjen për 1.6 milion ukrainasit e ardhur që prej pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, më 2022. (Përgatiti: Trim Haliti – Narracioni: Krenare Cubolli – Montazhi: Ibrahim Berisha)