Hungaria nuk mund të mbështesë një embargo të propozuar nga Bashkimit Evropian për importet e naftës së papërpunuar nga Rusia pasi kjo do të shkatërronte sigurinë e saj energjetike, tha të mërkurën më 4 prill, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.
“Paketa e sanksioneve e Brukselit do të ndalonte dërgesat e naftës nga Rusia në Evropë, me një njoftim mjaft të shkurtër, në rastin e Hungarisë në fund të vitit të ardhshëm”, tha Szijjarto në një video në Facebook, duke shtuar se Hungaria nuk mund t'i mbështesë masat në formën e tyre aktuale.
Hungaria mund të pajtohej me këto masa vetëm nëse importet e naftës së papërpunuar nga Rusia nëpërmjet tubacionit do të përjashtoheshin nga sanksionet, tha ministri Szijjarto.
SHIKONI EDHE: Von der Leyen propozon embargo mbi naftën ruseMë parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian do të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit, derisa njoftoi për rundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.