Pastrimi i mbeturinave vdekjeprurëse të luftës

Ushtarët ukrainas mbajnë një predhë të pashpërthyer afër Motizhinit - një fshat në perëndim të Kievit, më 10 prill.

Një ushtar merr me kujdes një bombë me municion thërrmues në Motizhin, më 10 prill. Bombat thërrmuese janë të dizajnuara në atë mënyrë që të shpërndahen në një zonë më të madhe. Më shumë se 100 vende kanë nënshkruar një traktat që ndalon përdorimin e tyre, por Ukraina dhe Rusia nuk janë nënshkruese.

 

Një ushtar mban njërën prej disa predhave të pashpërthyera pranë Motizhinit, më 10 prill. Agjencia e Emergjencave e Ukrainës ka paralajmëruar civilët për "shumë" eksplozivë - potencialisht vdekjeprurës - që fshihen në zonat e çliruara së voni nga pushtimi rus.

Predha pranë një tanku rus në periferi të Kievit, më 5 prill. Autoritetet ukrainase u kanë kërkuar civilëve që të mos ndezin zjarr në zona, si dhe t'i paralajmërojnë fëmijët "pothuajse çdo ditë" që të mos kapin me duar objekte të panjohura.

Ushtarët largojnë një bombë të pashpërthyer FAB-500, pas një sulmi ajror në Harkiv.

Një bombë e fotografuar në një apartament në qytetin verior të Çernihivit.

Një ushtar ukrainas në Kiev mban në duar një granatë.

Një anëtar i një ekipi ukrainas për asgjësimin e mjeteve shpërthyese mban një qen të quajtur Patron, pranë Çernihivit. Qeni është i trajnuar për të nuhatur pajisje shpërthyese.

Një specialist i eksplozivëve nxjerr nga toka një pjesë të një rakete, në veri të Harkivit, më 24 mars.

Ushtarët duke u përpjekur për të çaktivizuar një mitraloz, pranë Motizhinit, më 10 prill.

Një raketë Tochka e pashpërthyer pranë Kramatorskut, më 9 mars.

Një grua duke kaluar pranë bishtit të një rakete Smerch në rajonin e Harkivit, më 7 prill. Disa nga raketat e përdorura nga forcat ruse u ndanë në dy pjesë gjatë fluturimit.