Nicolas Chaillan, ish-zyrtari kyç për softuerë në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, ka thënë se Shtetet e Bashkuara veçse e kanë humbur garën me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale.
Në disa komente për të përditshmen britanike, Financial Times, Chaillan, i cili ka dhënë dorëheqje më herët gjatë këtij muaji në shenjë proteste të asaj që e ka quajtur rrugë të ngadalshme të zhvillimit tekonologjik të ushtrisë amerikane, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë “mundësi që të garojnë kundër Kinës në 15 apo 20 vjetët e ardhshëm”.
“Tani për tani, është çështje e kryer. Sipas meje, është gjë e kryer”, ka thënë ai.
Chaillan po ashtu ka thënë se mbrojtja kibernetike në disa departamente qeveritare në SHBA, është në “nivelin e kopshtit të fëmijëve”.
Aktualisht, Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe është duke punuar me shpejtësi për të zhvilluar teknologjinë, përfshirë inteligjencën artificiale, gjenetikën dhe biologjinë artificiale.
SHIKONI EDHE: Shefi i Google-it bën thirrje për rregullore mbi inteligjencën artificiale