Vazhdon eksodi i afganëve
Një çift përqafohet pasi vala e parë e të larguarve nga Kabuli arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit në Gjermani më 18 gusht.
Një familje afgane është në mesin e personave të parë që arritën nga Kabuli në Frankfurt më 18 gusht.
Të larguarit nga Afganistani arrijnë në Tashkent të Uzbekistanit më 17 gusht.
Qytetarët nga Afganistani arrijnë në Tashkent me avionin ushtarak gjerman të tipit Airbus A400.
Afganët arrijnë në Tashkent. Ata u transportuan me një avion ushtarak të Gjermanisë.
Personat e evakuuar nga Afganistani më 17 gusht arritën në Aeroportin Charles de Gaulle të Parisit.
Qindra afganë vazhdojnë të presin evakuimin nga aeroporti i Kabulit. 18 gusht 2021.
Qytetarët britanikë dhe ata me shtetësi të dyfishtë hipin në bordin e një avioni ushtarak teksa evakuohen nga aeroporti i Kabulit.
Shtetasit e Indisë largohen me një avion ushtarak të Indisë nga aeroporti i Kabulit më 17 gusht.
Disa persona evakuohen nga Kabuli më 18 gusht përmes avionit të ushtrisë së Australisë.
Qytetarët e Nepalit arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan në Katmandu më 17 gusht, pasi u evakuuan nga Kabuli.
Një qytetar shihet në dritaret e një avioni që barte shtetas britanikë dhe afganë, teksa avioni arrin në bazën ajrore RAF Brize Norton të Anglisë më 17 gusht.
Qytetarët e evakuuar nga Afganistani arrijnë më 17 gusht në bazën britanike ushtarake RAF Brize Norton.
Këta burra përqafohen pasi arrijnë nga Kabuli në Romë të Italisë më 16 gusht.
Një djalë afgan merr një qese me ushqim nga një punëtore e Kryqit të Kuq, pasi ai arrin më 16 gusht në aeroportin Fiumicino të Romës.