Ekipet ukrainase mirëpresin tanket britanike Challenger 2
Your browser doesn’t support HTML5
Ekipet ukrainase që janë duke u trajnuar në Mbretëri të Bashkuar se si t’i përdorin tanket britanike Challenger 2, kanë thënë se fuqia e këtyre pajisjeve dhe mënyra e operimit, do të jetë ndihmesë shtesë në fushëbetejë, në rajonin e Donbasit. Ndonëse autoritetet britanike kanë thënë se këto tanke, 20 vjet të vjetra, kanë nevojë për avancim, ato, megjithatë, janë dukshëm më të mira sesa tanket e periudhës sovjetike T-80, që janë duke i përdorur ushtarët ukrainas. Meqë 14 tanke Challenger janë nisur drejt Ukrainës, instruktorët britanikë shpresojnë që deri në fund të marsit t’i aftësojnë edhe ekipet ukrainase për përdorimin e këtyre pajisjeve. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Ibrahim Berisha)