Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi të martën në Kosovë sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa janë raportuar edhe 175 raste të reja me të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë tha se, në bazë të 467 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 37 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Aktualisht, janë 2,184 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
SHIKONI EDHE: Afro 32% e të testuarve për koronavirus në Kosovë - pozitivëNë 24 orët e kaluara, Ministria e Shëndetësisë tha se janë shëruar 105 pacientë.
Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.
Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve - ka pasur ditë me zero raste. Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.
SHIKONI EDHE: "Ky dimër do të tregojë gjithçka" për COVID-in