Dy javë të Samitit të OKB-së për Klimën

Kryeministri britanik, Boris Johnson, shihet në një autobus elektrik bashkë me liderë tjerë botërorë në ditën e hapjes së Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka qenë po ashtu pjesë e Samitit për Klimën.

Kryeministri britanik, Johnson dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
 

Edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka qenë pjesë e Samitit.

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, shihet duke marrë pjesë në fushatën Premtimi ndaj Planetit (#PromiseToThePlanet) gjatë një vizite në Glasgou, në kohën sa është mbajtur Samiti.

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti francez, Emmanuel Macron shihen duke biseduar në Samit.

Kryeministri britanik, Boris Johson dhe spikeri e historiani, David Attenborough, flasin para nxënësve gjatë punimeve të Samitit.
 

Dy gra indigjene dhe një foshnje shihen duke marrë pjesë në marshet protestuese në Glasgou të Skocisë. Përmes marsheve, liderëve botërorë u është bërë thirrje që të luftojnë ngrohjen globale.

Indigjenë tjerë duke protestuar.

Aktivistja për Klimën, Greta Thunberg, duke folur para protestuesve në Glasgou.

Disa aktivistë për klimën shihen duke qëndruar në Sheshin George të Glasgout.

Një aktiviste për klimën gjatë protestës në Glasgou.

Naftë e rreme shihet afër këmbëve të një djaloshi që ka marrë pjesë në protestën kundër industrisë së naftës së papërpunuar, në kohën sa është mbajtur Samiti në Glasgou.