Dubai hap "Muzeun e së Ardhmes"
“Muzeu i së Ardhmes” është cilësuar nga autoritetet e Dubait si "ndërtesa më e bukur në botë".
Muzeu ndodhet në një vend të dukshëm në rrugën “Sheikh Zayed”, e cila përbën autostradën kryesore të qytetit.
Ndonëse përmbajtja e muzeut ende nuk është zbuluar, aty janë paralajmëruar shfaqje të novacioneve nga fusha e dizajnit dhe ajo e teknologjisë.
Sipas organizatorëve, shfaqjet e së ardhmes do t’i çojnë vizitorët “në një rrugëtim drejt vitit 2071”.
Struktura e pazakontë ndodhet vetëm disa minuta larg ndërtesës më të lartë në botë, “Burj Khalifa”.
Muzeu i shtohet koleksionit të arkitekturës ekstravagante të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Kjo është një ikonë globale, një ngrehinë arsimore, dhe një kryevepër arkitekturore”, ka thënë kryetari i muzeut, Mohammed Al-Gergawi.
Pamje nga brendësia e "Muzeut të së Ardhmes".
Njëra nga hapësirat e ndërtesës më të re në Dubai.
Një hapësirë ekspozite brenda muzeut.
Drita shumëngjyrëshe në një pjesë brenda strukturës së pazakontë.