"Vampirët" e Ukrainës tmerrojnë forcat e Moskës
Ushtarët ukrainas lëshojnë një mjet ajror pa pilot (UAV) në afërsi të Zaporizhjas në kërkim të pozicioneve ruse, më 2 shkurt.
Me aftësitë e imazhit termik që mundësojnë operacione ditë e natë, këta dronë sulmues -- të njohur nga forcat ruse si Baba Yaga, një figurë e mitike sllave -- kanë bërë kërdi në pozicionet ruse.
Ushtarët ukrainas të Brigadës 92 të Akilit zbrasin një dron luftarak Vampire pranë qytetit të vijës së parë të frontit në Bahmut më 1 shkurt.
Gati dy vjet pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, fusha e betejës përgjatë frontit prej gati 1200 kilometrash është ngrirë kryesisht, me të dyja palët që përdorin artileri të kushtueshme precize në distanca të gjata, raketa lundruese të lëshuara nga ajri dhe dronë relativisht të lirë.
Një ushtar ukrainas duke vendosur predha në dronët që do të përdoren për të kërkuar dhe shkatërruar objektivat ruse.
Dronët e prodhimit ukrainas nuk përdoren për të zbuluar dhe sulmuar pozicionet ruse vetëm përgjatë frontit, por edhe për objektiva brenda Rusisë.
Të lirë dhe të lehtë për t'u modifikuar, dronët kanë dëshmuar se janë efektivë për të shkatërruar pajisjet e shtrenjta ruse nga pozicione të largëta.
Një ushtar ukrainas duke bashkuar një predhë me një dron.
Derisa përdorimi i dronëve intensifikohet, të dyja palët tani po angazhohen në luftë elektronike për të bllokuar pajisjet e tjetrit, duke rezultuar në humbje dukshëm të larta të dronëve. Zyrtarët amerikanë raportojnë se forcat e armatosura të Ukrainës po humbasin rreth 10.000 dronë çdo muaj.
Ushtarët që operojnë me dronë duke kërkuar pozicionet ruse pranë Bahmutit.
Ukraina thotë se përdorimi i dronëve Vampire ka qenë veçanërisht efektiv në shënjestrimin e tankeve gjatë natës.
Nën errësirën e natës, një ushtar ukrainas përgatitet të lëshojë një dron Vampire.
"Natën është koha që Vampirët të fluturojnë", kështu dëgjohet duke thënë në një video së fundi nga një njësi dronësh që vepron pranë Bahmutit.