Dronë dhe raketa ruse sulmojnë qytetet e Ukrainës
Ekipet ukrainase të shpëtimit punojnë në periferi të Odesës në Ukrainë, vend i cili u sulmua gjatë natës së 8 majit.
Shpërthimi i një droni shihet në qiellin mbi Kiev gjatë një sulmi me dronë rus, më 8 maj.
Pasojat e një sulmi raketor rus në Odesa.
Një zjarrfikës punon në vendin ku depot e magazinimit u dëmtuan rëndë nga një sulm me raketa ruse në rajonin e Odesës, më 8 maj.
Sulmet me raketa kishin në shënjestër rajonet e Harkivit, Hersonit, Odesës dhe Mykolayivit.
“Për fat të keq, ka civilë të vdekur dhe të plagosur, si dhe ndërtesat e larta, shtëpitë private dhe infrastruktura civile janë dëmtuar”, tha Shtabi i Përgjithshëm.
Banorët e Kievit inspektojnë një pjesë të një droni vetëvrasës, që sipas autoriteteve lokale është dron Shahed-131/136, i prodhuar nga Irani, i cili u rrëzua gjatë natës kur ndodhi sulmi.
Këto depo magazinimi në rajonin e Odesës u dëmtuan rëndë nga një sulm me raketa ruse, më 8 maj.
Policia inspekton një ndërtesë të dëmtuar nga një dron.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, viziton një ndërtesë me banesa të dëmtuara nga një dron që u rrëzua, gjatë një sulmi rus në Kiev.
Njerëzit duke shikuar një ndërtesë të dëmtuar në Kiev.
Një grua mban një portret - në shtëpinë e saj që u dëmtua gjatë natës - pas bombardimeve ruse në Komyshevaka, rajoni i Zaporizhjës.
Banorët qëndrojnë pranë një ndërtese të dëmtuar nga bombardimet ruse në Komyshevaka, rajoni i Zaporizhjës, më 8 maj.