Dronët që po i ndihmojnë Ukrainës të sulmojë thellë brenda Rusisë
Your browser doesn’t support HTML5
Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë i është dhënë qasje ekskluzive për të xhiruar një prej njësiteve të dronëve me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës, teksa ai përgatitej për të sulmuar një objektiv në Rusi. Ushtarët thonë se dronët sulmues, të prodhuar në Ukrainë, tani mund të godasin deri në 2.000 kilometra në brendësi të Rusisë. Kombinimi i raketave perëndimore me rreze të gjatë veprimi dhe i dronëve të vetë Kievit thekson kapacitetin në rritje të Ukrainës për të shënjuar infrastrukturën kritike dhe asetet ushtarake ruse. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)