Ukraina thotë se nga shtatori mund të eksportojë 3 milionë tonë drithëra

Anije me drithëra ukrainase. 9 gusht 2022.

Ukraina mund të eksportojë 3 milionë tonë drithëra nga portet e saj në shtator dhe në të ardhmen mund të jetë në gjendje të eksportojë 4 milionë në muaj, tha të martën zëvendësministri i Infrastrukturës në Ukrainë, Yuriy Vaskov.

Ai tha se Ukraina ka pranuar aplikime për 30 anije që do të eksportonin drithëra në dy javët e ardhshme.

SHIKONI EDHE:

Nis eksporti i drithërave nga porti i Odesës

Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve të drithërave. Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së dhe kishte synim zhbllokimin e tri porteve ukrainase, që ishin bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor.

SHIKONI EDHE: Dy anije të tjera me drithëra nisen nga Ukraina

Javën e kaluar numri i i përgjithshëm të anijeve që transportojnë drithëra ukrainase kishte shkuar në 16.