Trumpin e largojnë nga skena pas të shtënave në tubim

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, duke hyrë në mitingun me mbështetësit në Batlër të Pensilvanisë.

Siç raportoi AP, disa mijëra njerëz ishin të pranishëm në tubim.

Pasi u dëgjuan të shtënat, Trump u ul dhe truprojat nxituan për ta mbrojtur atë.

Britma u dëgjuan nga audienca.

Pas të shtënave, snajperët u përgjigjen me zjarr.

Fotografitë dhe videot nga vendi i ngjarjes treguan Trumpin e gjakosur dhe duke ngritur grushtin e djathtë.

Truprojat duke larguar Trumpin nga skena.

Truprojat e futën Trumpin në një makinë që e priste.

Makina me Trumpin duke u larguar nga mitingu.

Policia në vendngjarje pas të shtënave në tubim.