Dokufest-i gjallëron Prizrenin
Në Prizren, më 4 gusht ka nisur edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë, Dokufest.
Në ceremoninë hapëse morën pjesë filmbërës nga e mbarë bota dhe personalitete të ndryshme nga Kosova.
Edicioni i 22-të ka moton: “Unë jam inteligjenca artificiale, a jam”.
Përmes inteligjencës artificiale, në ceremoninë hapëse, u bë prezantimi i festivalit dhe hapja e tij.
Drejtori artistik i Dokufest-it, Veton Nukollari, tha se ky edicion është ndër më të mirët sa i përket filmave të realizuar në Kosovë apo nga kineastët kosovarë që jetojnë jashtë vendit.
"Në mesin e tyre janë edhe dy autorë të rinj që jetojnë në Zvicër”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Sipas Dokufest-it, sivjet në garë janë 104 filma, që do të garojnë në tetë kategori.
Këtë vit, 3481 filma nga 111 shtete aplikuan për pjesëmarrje në Dokufest, apo 22 për qind më shumë se vitin e kaluar.
3481 films from 111 countries from all over the world were submitted for consideration, a whopping 22% increase from the previous year.
81 films from 111 countries from all over the world were submitted for consideration, a whopping 22% increase from the previous year.
Gjatë dhjetë ditëve, në Prizren do të shfaqen rreth 230 filma do të shfaqen në tetë kinema, gjysma e të cilave janë në ambient të hapur.
Në këtë edicion janë përfshirë edhe filma cilësorë nga Kroacia, Serbia dhe Shqipëria. Po ashtu, ka filma edhe nga Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.
Megjithatë, krijimet filmike nga Kanadaja do të dominojnë repertorin e festivalit.
Çdo vit, Dokufest-i tërheq mijëra vizitorë nga e mbarë bota.
Në Prizren, hotelet janë pothuajse plot dhe bujtinat po ashtu.
Shumë banorë të Prizrenit apin dyert e shtëpive të tyre për të pritur mysafirë nga jashtë gjatë kohës kur mbahet Dokufest-i.
Pavarësisht se në Prizren zhvillohen edhe ngjarje të tjera kulturore, Dokufest-i është festivali kryesor i këtij qyteti në jug të Kosovës.
Në Dokufest, për çdo vit të rinj dhe të reja punojnë si vullnetarë.
Sipas të dhënave të institutit për Hulumtime të Avancuara GAP, për dhjetë ditët e ardhme do të ketë një qarkullim prej rreth 5 milionë eurosh.