“Reconciliation” fitues i DokuFest-it

Logoja e festivalit "DokuFest". Prizren, 12 gusht 2021.

Filmi “Reconciliation” nga Marija Zidar është shpallur filmi më i mirë i edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”. Ky film është bashkëproduksion slloveno-kosovar.

Në garën kombëtare, çmimin e ka marrë filmi “Një fëmijë” nga Bekim Guri, ndërkaq çmimin e publikut e mori “Vozitësi”, film i Valter Lucaj.

Ndërkaq, në kategorinë ndërkombëtare për dokumentar në metrazh të shkurtës, fitues u zgjodh “The rfileman” nga Sierra Pettengill”, ndërkaq çmimin për rrëfimin më të mirë dokumentar në kategorinë ndërkombëtare, fitues u shpall “We” nga Alice Diop.

Filmi më i mirë i shkurtër në gazën ndërkombëtare u zgjodh “The Criminals nga nga Serhat Karaaslan.

Your browser doesn’t support HTML5

Imazhi i rinisë së Bekim Fehmiut i kthehet Prizrenit

Në edicionin e 20-të të DokuFest-it, Flaka Kokolli me filmi “Mardhë” mori mirënjohjen speciale.

Festivali i filmit të shkurtër dhe dokumentarit “DokuFest”, këtë vit e shënoi përvjetorin e 20-të të tij.

Ky festival mbahet tradicionalisht në Prizren. Në vitin 2020 ky festival u mbajt online për shkak të masave kufizuese të pandemisë.

Sivjet, festivali i u kthye tradicionales, ku u paraqitën 230 filma dhe dokumentarë nga shumë vende të botës.