Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), i ka fituar të dielën zgjedhjet e përgjithshme në Austri për herë të parë, tregojnë rezultatet fillestare.
Rezultatet fillestare i kanë dhënë partisë së udhëhequr nga Herbert Kickl 29.1 për qind të votave, gati tri pikë përqindjeje më shumë se partisë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake (OVP), e cila thuhet t’i ketë marrë 26.2 për qind të votave.
Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë.
Partia e Lirisë ka qenë në koalicion qeveritar më parë, por partia konservatore ka thënë se nuk do të pranojë të futet në një koalicion qeveritar të udhëhequr nga Kickl.
Your browser doesn’t support HTML5
Rivali kryesor i Kickl, kancelari në largim Karl Nehammer i OVP-së, ka thënë se “është e pamundur të formosh Qeveri me dikë, i cili i adhuron teoritë konspirative”.
Rreth 6.3 milionë austriakë kishin të drejtë vote në një garë të mbizotëruar nga çështjet si emigracioni dhe azili, si dhe inflacioni e lufta në Ukrainë.
Qendra e votimit u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën në orën 17:00.
Nëse konfirmohet, fitorja e Kicklit mund të jetë e padobishme, pasi 55-vjeçari është figurë polarizuese nën udhëheqjen e të cilit liderët e partisë kanë refuzuar të punojnë.
Ai nuk ka dhënë ndonjë shenjë deri tani se mund të heqë dorë për t’u siguruar që partia e tij ta udhëheqë Qeverinë.
“Çështja është kancelari do emërohet nga radhët e FPO-së”, tha Katherin Stainer-Haemmerle, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Carinthia.
SHIKONI EDHE: Çfarë pritet nga zgjedhjet në Austri?“Nëse ndodh kjo, atëherë më duhet të them se roli i Austrisë në Bashkimin Evropian do të jetë krejtësisht tjetër. Kickl ka thënë shpesh se [kryeministri i Hungarisë] Viktor Orban është shembull për t’u ndjekur për të dhe ai do ta mbajë këtë qëndrim”, shtoi ajo.
Fitorja e FPO-së do ta bëjë Austrinë vendin më të fundit në BE që shënon rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme, pas vendeve si Holanda, Franca dhe Gjermania.
FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.