Djali ukrainas që i mbijetoi djegies së rëndë pas sulmit rus
Your browser doesn’t support HTML5
Një djalë 8-vjeçar, i cili ka pësuar djegie të 80 për qind të trupit të tij si pasojë e një sulmi ajror, është kthyer në shtëpinë e tij, pasi i është nënshtruar më shumë se 30 operacioneve në Gjermani. Roman Oleksiv është plagosur dhe nëna e tij është vrarë nga një sulm rus me raketa në qytetin qendror ukrainas Vinitsja, në korrikun e vitit 2022. Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)