Dimri i migrantëve në Bosnje
Nishademi dhe Suhil, migrantë nga India, po ngrohen pranë zjarrit së bashku me Fatmën dhe djalin e saj Omar 1-vjeçar, refugjatë sirianë nga Alepo. Ata po përpiqen të hyjnë në Kroaci si vend anëtar i Bashkimit Evropian, përmes maleve përreth Bihaqit në Bosnje dhe Hercegovinë.
Omari, 1 vjeçar, qan derisa nëna e tij Fatma përpiqet t'ia ndrrojë rrobat, para se të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kufirin me Kroacinë në përpjekje për të kaluar në territorin e Bashkimit Evropian.
Migranti indian Suhil, 23-vjeçar, ndihmon Fatmën, për të mbajtur djalin e saj, derisa po kalonin malet midis Bosnjës dhe Kroacisë afër qytetit të Bihaq, në veriperëndim të Bosnjës.
Ata vazhduan rrugëtimin në malet që çojnë në drejtim të kufirit të Bosnjës me Kroacinë.
Një migrant nga Afganistani ushqehet në një qendër të pranimit të përkohshëm të krijuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrantët (IOM ) në Bihaq, në Bosnjën veriperëndimore. Kampi famëkeq Vuçjak i Bosnjës është mbyllur pas një proteste ndërkombëtare. Banorët e tij janë transferuar në pjesë të tjera të Bosnjës. Por disa janë rikthyer në Bihaq, sepse është afër Kroacisë, vendit anëtar të Bashkimit Evropian.
Një grup refugjatësh nga Afganistani gatuajnë në malet përreth qytetit Bihaq të Bosnjës.
Një grup migrantësh, kryesisht nga Pakistani dhe Afganistani luten në një xhami të improvizuar në qendrën e pritjes së përkohshme të ngritur nga Organizata Ndërkombëtare për Migrantët në Bihaq.
Një grup migrantësh ecin pranë hekurudhës në kufirin midis Bosnjës dhe Serbisë.
Policia e Bosnjës inspekton bregun e lumit Drina, në kufirin midis Bosnjës dhe Serbisë.
Një grup migrantësh presin të identifikohen, pasi u arrestuan nga policia e Bosnjës në kufi me Serbinë.
Një grup migrantësh egjiptianë ecin nëpër dëborë në një zonë malore, e cila besohet të jetë e minuar që nga koha e luftës në Bosnje.
Një grup migrantësh, kryesisht nga Pakistani dhe Afganistani presin për ushqim në një qendër pritjeje të përkohshme të ngritur nga IOM në Bihaq.
Fotografi e shkrepur pas largimit të migrantëve nga kampi i Vuçjakut.
Migrantët afganë qëndrojnë pranë një fermë të braktisur në anën boshnjake të maleve afër kufirit me Kroacinë.
Migrantët po tentojnë të hyjnë në fermën e braktisur pasi jashtë është shumë ftohtë.
Një grup migrantësh afganë bëjnë pushim ndërsa ecin nëpër male në një zonë që besohet të jetë e minuar gjatë luftës në Bosnje.
Migrantët afganë duke u ngrohur brenda objektit të një fabrike të braktisur, para se të bëjnë edhe një përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin me Kroacinë.
Mohhamed 19 vjeçar, i ikur nga qyteti Idlib i Sirisë.
Mëngjesi i migrantëve brenda objektit të një fabike të braktisur.
Një grup migrantësh pakistanezë qëndrojnë pranë binarëve hekurudhor pasi u nxorën jashtë një treni nga policia e Bosnjës.
Një grup migrantësh pakistanezë u ulën në një kamion të vogël pasi u ndalën nga policia, në veriperëndim të Bosnjës.
Migranti indian Nishademi, 22-vjeçar, qëndron i rraskapitur në dëborën pranë kufirit kroat pasi një grup migrantësh përpiqen të hyjnë në BE përmes Kroacisë.
Rrugëtimi i tyre për në kufirin kroat vazhdon ditën dhe natën.
Një migrant qëndron në derën e një ndërtese, para se grupi të cilit i takon, të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në perpjekje për të kaluar në territorin kroat.