Fushata anti-drogë e talibanëve: Zbulohen dhjetëra viktima në Kabul

Your browser doesn’t support HTML5

Trupat e 59 afganëve janë gjetur në Kabul, pasi autoritetet e kanë pastruar një zonë të njohur për personat që kanë varësi ndaj drogës. Ndonëse talibanët janë duke promovuar fushatën kundër përdorimit të drogës, ky shtet vazhdon të vuajë nga ky problem. Afganët që përdorin drogë me raste janë rrahur apo janë burgosur. Shumë familjarë nuk e dinë nëse familjarët e tyre janë të gjallë apo të vdekur. (Përgatitën: Albina Kastrati dhe Ibrahim Berisha )