Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar që Gjykata të caktojë masën e paraburgimit prej një muaji për F.R, dhe J.M, të dyshuar për vrasjen e një personi në fshatin Bibaj të Ferizajt më 16 gusht.
Prokuroria e Ferizajt dha detaje se si ndodhi vrasja në parkingun e një salle dasme në Bibaj, ku u përfshi zyrtari policor, F.R., i cili dyshohet se e kreu vrasjen me armë zyrtare.
Vrasja, sipas autoriteteve, ka ndodhur në orën 19:26 të së premtes.
“Në hyrje të parkingut të sallës së dasmave në fshatin Bibaj, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hyn në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalen në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë [teshlicë] dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit. Kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike ka shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin”, u tha në njoftim.
SHIKONI EDHE: Dy të arrestuar lidhur me vrasjen në FerizajAutoritetet njoftuan një ditë më parë se F.R, ishte dorëzuar vet tek autoritetet.
Ndërkaq, më pas Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se ishte arrestuar edhe J.M, i dyshuar për bashkëkryerje të veprës “vrasje e rëndë”.