Demhasaj: Zbutja e qëndrimit të kryeministrit Kurti për hapjen e urës, veprim i duhur
Your browser doesn’t support HTML5
Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare "Çohu" thotë për Radion Evropa e Lirë se e sheh si pozitive "zbutjen" e qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër. Duke komentuar deklaratën e Kurtit dhënë Zërit të Amerikës se një veprim i tillë do të bëhet bazuar në një plan, të cilin Qeveria e ka ndarë me partnerët amerikanë dhe evropianë, Demhasaj thotë se ky është veprimi i duhur nga ana e Qeverisë dhe se “me gjasë, kryeministri Kurti e ka kuptuar që hapja e urës pa dakordimin e partnerëve ndërkombëtarë mund të sjellë më shumë telashe sesa favore”. Ai shton se edhe pse duket që Kurti tashmë ka rënë në linjë me presidenten Vjosa Osmani sa i përket kësaj çështjeje, ky, po ashtu, është tregues që në kohët e fundit nuk ka dakordim ose ndërveprim të përbashkët mes dy liderëve.