Dëmet e luftës në Ukrainë, parë nga ajri dhe nga toka
Pjesa e djegur e një rakete ruse Grad dhe trupi i një ushtari të vrarë, Kharkiv, më 25 shkurt.
Pamje e një rakete ruse Grad, Kharkiv, më 25 shkurt.
Mbetjet e një automjeti ushtarak rus të shkatërruar, Kharkiv, 25 shkurt.
Imazhet e reja të bëra më 24 shkurt, tregojnë dëmtimet në zonat e rezervave të karburantit dhe infrastrukturën tjetër të aeroportit në një fushë ajrore në qytetin lindor të Ukrainës, Çuhuiv, në rajonin e Kharkivit.
Një pamje më nga afër e dëmeve të shkaktuara në aeroportin në Çuhuiv.
Një foto satelitore e publikuar nga Planet Labs PBC tregon tymin që ngrihet pas shpërthimit në aeroportin në Çuhuiv.
Një pamje më e afërt nga vendi i shpërthimit në aeroportin e qytetit Çuhuiv.
Baza ajrore e Mikolaivit në Ukrainën jugore u godit nga sulmet ajrore ruse, sipas Planet Labs PBC.
Një spital fushor i ngritur rreth 16 km në lindje të kufirit të Ukrainës në afërsi të vendbanimit Krasnaja Jaruga, Rusi.
Maxar thotë se kjo është një bazë për helikopterët për sulme tokësore pranë Tomarovkas, Rusi.
Një helikopter për sulme tokësore në fluturim e sipër pranë Tomarovkas.
Forcat tokësore të vendosura pranë vendbanimit Krasnaja Jarugas, Rusi.
Një kolonë e automjeteve ushtarake afër parkut Sergievka, Rusi.
Një pamje satelitore tregon një kolonë automjetesh ushtarake afër Sergijevkas, Rusi.
Forcat ruse të dislokuara në periferi të Belgorodit, Rusi.
Në Bjellorusinë perëndimore, forcat ushtarake dhe më shumë se 50 transportues të pajisjeve të rënda (HET) janë grumbulluar në zonën e trajnimit Brestski pranë Brestit. Pajisjet shtesë janë të pozicionuara në oborrin e hekurudhës aty pranë.
Pamje nga ajri tregojnë forcat ushtarake të mbledhura pranë Brestit në perëndim të Bjellorusisë.
Forcat ushtarake të mbledhura pranë Brestit në perëndim të Bjellorusisë.