Shiu shkakton dëme në Onkologji
![](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-14ce-08db98e2cec8_w1080_r0_s.jpg)
Tavani në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pësoi dëme si pasojë e rreshjeve të shiut.
![](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-959d-08db98e2ec2b_w1080_r0_s.jpg)
Dy kompani janë duke punuar në renovimin e kulmit, por nuk kanë arritur që ta mbulojnë atë me kohë dhe shiu i fundjavës së shkuar ka depërtuar brenda Onkologjisë.
![](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-0761-08db98e2dcd0_w1080_r0_s.jpg)
Dokumente të ndryshme për pacidentët janë dëmtuar si pasojë e shiut.
![](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-9c84-08db98e2cecb_w1080_r0_s.jpg)
Shiu ka shkaktuar dëme të ndryshme brenda Klinikës së Onkologjisë, përfshirë edhe rreth paneleve ndriçuese.
![](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-37f1-08db98e2d5e9_w1080_r0_s.jpg)
Pjesë të dëmtuara të tavanit në Onkologji.
Një mur i çarë në Onkologji.
Shiu ka shkaktuar dëme edhe në kuzhinën e klinikës, nga ku ushqehen pacientët me kancer, të shtrirë në Onkologji.
Përveç mureve, dëme kanë pësuar edhe kompjuterët e tavolinat në zyrat e Onkologjisë.
Kompanitë që po bëjnë punimet në Onkologji, janë zotuar se do të sanojnë dëmet.
Pavarësisht dëmeve, pacientët po vazhdojnë të trajtohen në Onkologji.