Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi deklarohen të pafajshëm
Your browser doesn’t support HTML5
Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm në nisjen e procesit gjyqësor ndaj tyre ku ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, thanë se ndihen krejtësisht të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së konfirmuar ndaj tyre.