Deçani nderon viktimat e sulmit në Gllogjan

Qytetarët në Komunën e Deçanit u mblodhën më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po bartte nxënës nga Gjakova në Deçan. 

Në sulmin me armë zjarri, që ndodhi në orët e mbrëmjes së 26 nëntorit, u vra një shofer dhe dy nxënës. 

Autoritetet e rendit në Kosovë ende nuk kanë arrestuar ndonjë të dyshuar për sulmin në Gllogjan të Deçanit. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar dy-tri pista lidhur me ngjarjen në Gllogjan. 

Autoritetet e Kosovës nuk e kanë përjashtuar mundësinë që në sulmin ndaj autobusit të jenë përfshirë më shumë se një person. 

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se janë duke e pastruar terrenin ku ndodhi ngjarja, për të parë nëse mund të sigurohen prova të reja. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar që personat përgjegjës për vrasjen e trefishtë të dorëzohen, duke thënë se kushdo që u ndihmon atyre bën shkelje të rëndë penale. 

Autoritetet në Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve, që nëse kanë informacione lidhur me ngjarjen në Gllogjan, t'u drejtohen organeve të rendit. 

Vrimat e plumbave shihen në dritaren e përparme të autobusit. Policia e Kosovës ka hedhur poshtë mundësinë që vrasja e trefishtë lidhet me akt terrorist.