SHBA: Varianti Delta po kërcënon rimëkëmbjen globale

Your browser doesn’t support HTML5

Rusët rreshtohen për orë të tëra në Moskë për të marrë vaksinën kundër COVID-19; organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios thonë se spektatorët nuk do të lejohen të hyjnë pasi u shpall një gjendje e jashtëzakonshme, që do të vazhdojë gjatë gjithë lojërave; Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen bëri thirrje për vendet më të pasura për të përshpejtuar ndarjen e vaksinave; Brazili, i cili ka regjistruar më shumë vdekje se çdo vend përveç Shteteve të Bashkuara, po përballet me një valë të re infeksionesh. (Përgatiti: Ibrahim Berisha)