Kufizimi nga COVID-19: Si jetuam katër vjet më parë
Fidane bimësh shihen të vendosura në vend të njerëzve gjatë një prove, ndërsa opera Gran Teatre del Liceu e Barcelonës rihapi dyert e saj me një koncert për bimët për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e audiencës pas kufizimeve gjatë shpërthimit të koronavirusit (COVID-19).
Një imazh me dron tregon anije lundrimi në një kantier të anijeve Aliaga në qytetin port të Egjeut Izmir, Turqi, 2 tetor 2020
Një kliente shtyn një karrocë pazari pranë rafteve të zbrazëta në një dyqan gjatë shpërthimit të koronavirusit (COVID-19), në Harpenden, Britani, 18 mars 2020.
Disa qindra banorë, të prekur nga pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia meCOVID-19, u rreshtuan me automjetet e tyre ndërsa prisnin radhën e tyre për produkte ushqimore nga Banka Ushqimore San Antonio, në San Antonio, Teksas, SHBA, 17 prill 2020.
Balerina dhe interpretuesja Ashlee Montague e Nju Jorkut e veshur një maskë gazi ndërsa vallëzon në Times Square gjatë pandemisë me COVID-19, Manhattan, New York City, SHBA, mars 2020.
Nxënësit me maska mbrojtëse në fytyrë shihien duke folur ndërsa respektojnë distancën sociale në oborrin e shkollës së mesme flamane gjatë rihapjes së saj në Bruksel, ndërsa një pjesë e vogël e fëmijëve belgë kthehen në shkollat e tyre me rregulla të reja dhe masa distancuese sociale, gjatë shpërthimit të koronavirusit, Bruksel, Belgjikë, 15 maj 2020.
Një burrë iranian dhe vajza e tij dezinfektohen përpara se të hyjnë në kopshtin e fëmijëve, në Teheran, Iran, 19 tetor 2020. Fotografia e bërë më 19 tetor 2020.
Foshnja e porsalindur Phuc An, e veshur me një maskë mbrojtëse për fytyrën, shihet përpara se të largohej nga shtëpia për vaksinimin e tij.
Trajnerja personale Flo Dowler udhëheq banorët e Napier Avenue në një sesion ushtrimesh fitnesi në Fulham, West London, Britani, 11 maj 2020.
Masat e respektimit të distancës dhe parandalimi i bartjes së infeksionit së koronavirusit (COVID-19), ku klientët meshkuj ulen brenda gjysëmsferave për t'u argëtuar nga stafi femra, në Jazz Lounge Encounter, një formë e një klubi nate për takime, në distriktin Ginza në Tokio, Japoni, 6 gusht 2020.
Hashim, një punëtor thelbësor në fushën e kujdesit shëndetësor, përshëndet vajzën e tij përmes derës së mbyllur ndërsa ruan distancën sociale nga familja e tij ndërsa punon në mes të shpërthimit të sëmundjes së koronavirusit COVID-19 në New Rochelle, Nju Jork, SHBA, 11 Prill, 2020.
Balerinët e Shtutgartit, Elisa Badenes dhe Friedemann Vogel, marrin pjesë në shfaqjen "Social Distance Stacks" të artistit konceptual Florian Mehnert në shkollën John Cranko në Shtutgart, Gjermani, 26 shkurt 2021.
Shenjimi i vendeve për mbajtjen e distancës në një kinema në mes të pandemisë COVID-19 në Xhakartë, Indonezi, 21 tetor 2020.
Alexis Lamoreaux feston me familjen e saj pasi u diplomua në shkollën e infermierisë të Universitetit Shtetëror të Ohajos mes shpërthimit të pandemisë COVID-19, Ohajo, maj 2020.
Njerëzit qëndrojnë në vendet e shenjuara për të respektuar distancën sociale në një stacion tramvaji në Nicë, Francë, 11 maj 2020.
Janis dhe Uri Segal buzëqeshin ndërsa festojnë Ditën e Falënderimeve duke komunikuar në mënyrë virtuale me familjen ndërsa kanë shtruar një darke të vogël mes kufizimeve shkaku i sëmundjes së koronavirusit në Detroit, Michigan, SHBA, 26 nëntor 2020.
Një orë mësimi duke respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19 pas rihapjes së shkollave në Varshavë, Poloni, 25 maj 2020.
Mësuesi i shkollës Marzio Toniolo, 35 vjeç, i bëri një fotografi vajzës së tij dyvjeçare Bianca duke ia lyer thonjtë e këmbëve derisa familja ishte nën karantinë, Itali.
Bari ishte rritur në sheshin e famshëm të Romës Piazza Navona, pas rënies së madhe të numrit të vizitorëve për shkak të kufizimeve të rrepta në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19) në Romë, Itali, 9 prill 2020.
Dana Baer dhe djali i saj Jacob Baer i urojnë Avery Slutskyt ditëlindjen e gjashtë nga makina e tyre gjatë festimit të ditëlindjes me makinë, duke ruajtur distancën mes vete në West Bloomfield Township, Michigan, SHBA, 24 mars 2020.