Çmimet e naftës dhe të gazit janë në rritje, nga frika se kriza midis Rusisë dhe Ukrainës mund të shkaktojë ndërprerje apo çrregullime në furnizime.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila është pikë ndërkombëtare e referimit, arriti të martën në 99.38 dollarë për fuçi - çfarë është niveli më i lartë në shtatë vjet.
Më 21 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck, si entitete të pavarura.
Putin urdhëroi edhe vendosjen e trupave ruse atje.
SHIKONI EDHE: Arsyet ruse për njohjen e separatistëve në UkrainëDisa vende perëndimore kanë kërcënuar me sanksione kundër Rusisë, e cila është eksportuesja e dytë më e madhe e naftës, pas Arabisë Saudite. Rusia është gjithashtu prodhuesja kryesore në botë e gazit natyror.
Të martën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi se vendi i tij ka pezulluar procesin e certifikimit të gazsjellësit të diskutueshëm Rrjedha e Veriut 2, i cili do ta sillte gazin direkt nga Rusia në Gjermani.
Në Londër, tregu i aksioneve u hap të martën për 1.4 për qind më i ulët, por e rimori veten në orët e mëvonshme.
Tregjet aziatike të aksioneve u mbyllën po ashtu më ulët dhe ngjashëm pritet të ndodhë edhe me bursat amerikane.
Nga arkivi i REL-it:
Your browser doesn’t support HTML5