Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë
Çmimi i specave pa djegës për kilogram në një dyqan ushqimor në Prishtinë është 3.49 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin shkurt të vitit 2021, çmimi mesatar i këtij produkti ka qenë 2.14 euro.
Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, një kilogram domate po shitet për 1.50 euro, teksa në një dyqan çmimi ishte 1.99 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një kilogram domate në shkurt të vitit 2021 mesatarisht shitej për 1 euro.
Në një tezgë janë ekspozuar mandarina dhe çmimi i tyre është 80 centë për kilogram.
Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, ky lloj i mollave po shitet për 50 centë kilogrami. Sipas çmimeve mesatare të shkurtit të vitit 2021, çmimi i këtij produkti ishte më i shtrenjtë, përkatësisht 68 centë.
Në Tregun e Gjelbër, çmimi për një kilogram portokaj është 60 centë.
Përveç çmimeve fikse për molla, ka edhe oferta të tilla, sikurse kjo në Tregun e Gjelbër, ku 3 kilogramë të këtij lloji të mollës mund të blihen për 2 euro.
Një lakër në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër kushton 50 centë.
Një kilogram patate në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër po shitet për 50 centë. Vitin e kaluar, referuar çmimeve mesatare për muajin shkurt, ky produkt shitej për 51 centë.
Lirim i çmimeve vërehet te limonët. Në një tezgë në Tregun e Gjelbër ky produkt po shitet për 80 centë për një kilogram. Vitin e kaluar, çmimi mesatar i këtij produkti ishte 1.12 euro.
Një kilogram spec djegës në një dyqan ushqimor të Prishtinës po shitet për 2.79 euro.
Në këtë tezgë në Tregun e Gjelbër, kilogrami i qepës së kuqe po shitet për 80 centë.
Në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër, çmimi i një kilogrami spinaq është 1 euro.
Një kilogram qepë në Tregun e Gjelbër po shitet për 50 centë.
Çmimi i një kilogrami fasule në Tregun e Gjelbër është 2.50 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 2.55 euro.
Çmimi i një kilogrami banane në një dyqan në Prishtinë është 1.19 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 1.13 euro.
Një pako prej 900 gramësh sheqer në një dyqan në Prishtinë po shitet për 89 centë. Vitin e kaluar, referuar çmimeve mesatare për muajin shkurt, një kilogram i këtij produkti shitej për 70 centë.
Çmimi i pesë kilogramëve miell në një dyqan në Prishtinë është 3.85 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 51 centë për kilogram.