Në Kosovë, në tremujorin e dytë të vitit 2021, çmimet e prodhimit janë shtrenjtuar për rreth 6.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që u publikuan në muajin dhjetor, thuhet se ngritja më e madhe e çmimeve vërehet tek energjia elektrike, gazi dhe furnizimet me ajër të kondicionuar me 17 për qind, prodhimi i metaleve me rreth 12 për qind, prodhimi i mobileve me 9 për qind dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike me 4.7 për qind rritje.
Përveç rritjes së çmimeve të prodhimit, Agjencia e Statistikave njoftoi në muajin tetor për një ngritje prej 5.7 për qind të çmimeve të konsumit. Ngritja më e lartë e çmimeve u shënua te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.
SHIKONI EDHE: Varësia nga importi rrit çmimet në KosovëZyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe ekspertë për çështje ekonomike kanë thënë se shumica e artikujve që janë shtrenjtuar, janë produkte që importohen nga shtetet e rajonit dhe Evropës.
Ndërkohë, disa nga vendet e rajonit dhe të Evropës, janë duke u përballur me fatura shumë më të larta të energjisë, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit.