Mijëra civilë ukrainas besohet të jenë në burgjet ruse
Your browser doesn’t support HTML5
Organizatat monitoruese ndërkombëtare llogarisin se mijëra ukrainas janë burgosur ilegalisht dhe janë dëbuar nga forcat ruse, që nga fillimi i sulmit të plotë ndaj Ukrainës në shkurtin e vitit 2022. Familjet e tyre po luftojnë për të siguruar ndonjë informatë, përderisa dëshmitarët rikujtojnë se si civilët, pa ndonjë rol ushtarak, u arrestuan në rrugë, përderisa po shkonin në dyqan, në punë apo për t’i vizituar të afërmit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)