Dyshime për qindra të vdekur nga cikloni në Mianmar
Një burrë me një bluzë me logon e organizatës Partners Relief and Development
duke shikuar dëmet e shkaktuara nga cikloni Mocha në Sitve, Mianmar. Fotografitë u publikuan më 17 maj 2023. Stuhia e fuqishme goditi brigjet e Bangladeshit dhe Mianmarit më 14 maj.
Shtëpi të shkatërruara nga stuhia.
Cikloni Mocha solli shira dhe erëra deri me shpejtësi deri në 195 kilometra në orë.
Më së rëndi është goditur qyteti Sitve në Mianmar.
Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë e qytetarëve.
Banorët duke shikuar shtëpitë e shkatërruara nga stuhia.
Stuhia ka dëmtuar rëndë edhe florën në Sitve.
Njerëzit duke ecur mbi një urë të thyer si pasojë e ciklonit Mocha në Sitve, Mianmar.
Evakuimi i qindra mijëra njerëzve nga zonat e cenueshme në Bangladesh dhe Mianmar përpara stuhisë mund të ketë ndihmuar në kufizimin e viktimave, sipas disa raporteve.
Shkatërrimet nga cikloni që goditi Mianmarin.
Erëra të forta dhe reshje të dendura shiu shihen, ndërsa cikloni Mocha afrohet, në Sitve, Rakhine, Myanmar, 14 maj 2023 në këtë pamje të marrë nga një video.
Autoritetet në Bangladesh dhe Mianmar u kërkuan mijëra njerëzve në të dy vendet të strehoheshin për t'u mbrojtur nga stuhia.