Çfarë qëndron pas inkursionit të dytë në Rusi?
Your browser doesn’t support HTML5
Një kolonel rezervë në ushtrinë ukrainase ka thënë se luftimet në rajonin rus Belgorod, kanë qenë “mision luftarak i zbulimit”, i nisur nga njësitet e shtetasve rusë, që kanë luftuar në anën e Kievit, prej vitit 2014. Qeveria ukrainase ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me incidentin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë më 23 maj se sulmi është nisur nga “luftëtarët ukrainas”. Një inkursion i ngjashëm i armatosur ka ndodhur edhe në mars të këtij viti në rajonin rus, Brajansk. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)