Ushtarët rusë shfaqën shenja helmimi nga rrezatimi në Çernobil
Your browser doesn’t support HTML5
Punonjësit e uzinës bërthamore të Çernobilit thonë se ushtarët rusë kanë shfaqur shenja helmimi nga rrezatimi, gjatë okupimit të tyre. Ata thonë se disa ushtarëve u janë shfaqur fshika, ndërsa disa prej tyre villnin, pas shpërfilljes së paralajmërimeve kundër hapjes së llogoreve në tokë radioaktive. Gjatë zmbrapsjes së tyre, forcat ruse i kanë zënë rob rreth 170 ukrainas, përfshirë oficerë të Gardës Kombëtare ukrainase, të cilët mbronin uzinën energjetike. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)