Dita e kurorëzimit të Charles III si mbret
Mbreti Charles III me gruan e tij Camilla duke shkuar në ceremoninë e kurorëzimit si mbret dhe mbretëreshë.
Mijëra njerëz kanë qenë nëpër rrugë për ta nderuar atë.
Camilla është shpallur mbretëreshë britanike.
Rruga nga Pallati Buckingham për në kishë.
Rrugëtimi i mbretit deri te kisha.
Ceremonia brenda kishës.
Kurora e mbretit.
Rrugët e Londrës janë mbushur me flamuj dhe zbukurime tjera.
Trupat e Gardës Mbretërore duke marshuar në rrugët e Londrës, për nder të kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Turmat e njerëzve që janë mbledhur për të parë nga afër parakalimin e mbretit, pas kurorëzimit në kishë.
Disa britanikë janë duke qëndruar në tenda që disa ditë, për të ruajtur një hapësirë në ambiente publike.
Shumë britanikë kanë thënë se janë të lumtur që mund ta përjetojnë një ceremoni të tillë.
Hera e fundit e një ceremonie të tillë është mbajtur 70 vjet më parë, kur Elizabeta II, e ka marrë titullin e mbretëreshës.
Autoritetet e sigurisë kanë ashpërsuar masat e sigurisë në qendër të Londrës, pasi në ceremoni pritet të marrin pjesë mbi 100 liderë botërorë.
Në ceremoninë e kurorëzimit do të marrin pjesë mbi 2.300 mysafirë. Në mesin e figurave të njohura botërore janë: Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Jill Biden.
Sondazhet e kryera në mesin e britanikëve të rinj tregojnë se emocionet ndaj mbretërisë janë të zbehura. Republikanët, të cilët duan një udhëheqës shtetëror, të zgjedhur prej popullit, janë zotuar se do të protestojnë me mbishkrimet “Jo mbreti im”.