Personazhet e çative të Pragës
Një zjarrfikës që shpëton një grua nga flakët në çatinë e ndërtesës së vjetër të Kompanisë së Sigurimeve të Pragës, në Sheshin e Qytetit të Vjetër në Pragë. Skulptura dramatike është një nga veprat e fundit të përfunduara nga çeku Bohuslav Schnirch, para vdekjes së tij më 1901.
Monumenti i Atlasit që mban "sferën qiellore" në majë të Klementinumit - një kompleksi të lashtë ndërtesash që përfshin një stacion meteorologjik. Statuja e Atlasit është bërë nga Matthias Bernard Braun (1684-1738), i cili gjithashtu ka bërë disa nga skulpturat në Urën e famshme të Charles-it në Pragë.
Foshnjat e zeza që kapen për Kullën e Televizionit Zizkov - struktura më e lartë në Pragë. Foshnjat me gjatësi 3.5 metra u bënë nga artisti bashkëkohor çek, David Cerny. Secila nga foshnjat peshon rreth 250 kilogramë.
Dielli i mëngjesit në njërën nga katër figurat e grave me krahë, që dekorojnë Urën Cechuv. Figurat, të cilat mbajnë kurora me lule argjendi lart, janë bërë nga Antonin Popp (1815–1915).
Një krijim misterioz në maje të një ndërtese banimi, pranë Lumit Vltava në Pragë.
Skulptura nga Ladislav Saloun (1870-1946) në cepin e ndërtesës së Bashkisë së Re në Pragë. Saloun është më i njohur për memorialin e tij për Jan Hus, në Sheshin e Qytetit të Vjetër.
Dy figura burrash në maje të një ndërtese në fund të Sheshit Wenceslas në Pragë.
Figurat mbi Teatrin Vinohrady nga Milan Havlicek (1873-1917).
Një fytyrë groteske me pamje nga Vltava, në cep të Institutit Goethe të Republikës Çeke.
Shën Gjergji duke vrarë dragoin në cep të një ndërtese në rrugën Parizska, afër Sheshit të Qytetit të Vjetër.
Një statujë me kokë llambë në çatinë e Pallatit Deym.
Një figurë me krahë në Muzeun Kombëtar - nga Bohuslav Schnirch - që shikon poshtë Sheshit Wenceslas.
Figura e dytë në çatinë e Ndërmarrjes së vjetër të Sigurimeve të Pragës, e quajtur "Thirrje për alarm". Ajo me sa duket përshkruan një grua dhe një fëmijë që i paralajmërojnë njerëzit për një zjarr. Skulptura ishte e papërfunduar kur vdiq krijuesi i saj, Bohuslav Schnirch. Ajo u përfundua nga nxënësi i tij, Ladislav Saloun.
Nike, perëndeshë e fitores, në një qerre kuajsh në cep të Teatrit Kombëtar.
Bartësi i Dritës dhe Luani, vepër e përfunduar nga skulptori Antonin Popp më 1898. Ajo është e vendosur në çatinë e Bankës Kombëtare Çeke.
Skulptura nga Ladislav Saloun në një cep të Bashkisë së Re.
Figura engjëllore në çatinë e Muzeut Kombëtar nga Bohuslav Schnirch.
Një figurë në fasadën e pallatit kubist Adria. Ndërtesa kubiste u ndërtua në vitin 1924 për të strehuar degën çekosllovake të një kompanie italiane të sigurimeve.