Burgjet brutale ruse shtyjnë të dënuarit të luftojnë në Ukrainë

Your browser doesn’t support HTML5

Kushtet gjithnjë e më shtypëse brenda burgjeve ruse po i nxisin të dënuarit e dëshpëruar t’i bashkohen ushtrisë për të luftuar në Ukrainë. Duke folur për Radion Evropa e Lirë prapa grilave në Rusi, një i burgosur kirgiz ka thënë se shumë të dënuar po u bashkohen radhëve të luftëtarëve për shkak se nuk mund t’i përballojnë kushtet e ashpra në burg. Ata që refuzojnë të nënshkruajnë kontrata ushtarake mbahen në qeli të ftohta izolimi dhe marrin shumë pak ushqim apo ujë, sipas një avokati që punon për emigrantët e burgosur. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)