Projektbuxheti për vitin 2024 që tashmë është miratuar në Qeveri dhe pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nuk mund të quhet zhvillimor dhe është larg mundësive reale për realizimin e parashikimeve të ekzekutivit. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të ekonomike, duke komentuar politikat e Qeverisë sa i përket aspekteve ekonomike që parashikohen me buxhetin për vitin e ardhshëm.
Projektbuxheti i miratuar nga Qeveria e ka shifrën më të lartë në krahasim me të kaluarën - 5.5 miliardë euro, apo 5.8 për qind më e lartë sesa më 2023.
Deficiti buxhetor është projektuar në 9.2 miliardë denarë apo rreth 550 milionë euro.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, gjatë prezantimit më 15 nëntor thanë se bëhet fjalë për një “buxhet zhvillimor dhe të qëndrueshëm që ka të gjitha karakteristikat për të mbështetur njëkohësisht zhvillimin dhe për të siguruar qëndrueshmëri fiskale”.
Gjatë vitit 2024, Qeveria maqedonase parashikon rritje ekonomike prej 3.4 për qind dhe inflacion prej 3.6 për qind.
SHIKONI EDHE: “Jetoj nga dita në ditë, varfëria më është futur në palcë”Shuma e projektuar për investimet kapitale kap vlerën e 733 milionë eurove, për të cilat ministri Besimi u shpreh optimist se do të realizohen edhe pse viti i ardhshëm është vit zgjedhor.
“Gjatë zgjedhjeve projektet nuk ndërpritet, por nuk mund të promovohen apo të fillojnë projekte të reja. Ato që janë projektuar, mund të realizohen, sepse janë në vazhdim e sipër”, tha Besimi.
Sipas Qeverisë, subvencionet për energjinë elektrike do të vazhdojnë edhe në vitin 2024 sikurse edhe ndihmat tjera për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.
“Vitin e ardhshëm janë planifikuar 3.5 miliardë denarë [56.9 milionë euro] për masa kundër krizës. Kategoritë më të prekura, ata me pensione të ulëta dhe rastet sociale do të mbulohen me masat që janë duke u projektuar”, tha kryeministri Kovaçevski.
Qeveria pret rritje prej 3.4 për qind, ndërkohë të gjitha analizat tjera nuk parashikojnë rritje më të lartë se dy për qind. Një vlerësim të këtillë ka edhe Banka Botërore".
Për dy ciklet zgjedhore në vitin 2024 janë siguruar gjithsej 16 milionë euro. Më shumë para do të shpenzohen edhe për pensione dhe paga më të larta në administratë, sipas marrëveshjeve të reja sindikale.
Kështu, 40 milionë euro më shumë janë planifikuar për arsimin, kurse 20 milionë euro më shumë për shëndetësinë.
Projektbuxheti është kritikuar nga opozita maqedonase. Ajo e cilëson si “manipulues dhe shpërdorues” nga ana e partive që janë pjesë e qeverisë.
“Buxheti i vitit 2024 është shpërdorues dhe kriminal. Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, si për vitet e kaluara të qeverisjes së tyre, ashtu edhe për vitin 2024, kanë projektuar buxhet megaloman, me shumë para për blerje dhe mbushje të xhepave të tyre”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.
SHIKONI EDHE:
Pensionistët kërkojnë rritjen e pensionit minimal“Jetoj nga dita në ditë, varfëria më është futur në palcë”Maqedonia e Veriut nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e KosovësEdhe sipas njohësve të çështjeve të ekonomisë, projekte e qeverisë janë joreale dhe më shumë duken si populiste, duke marrë parasysh periudhën zgjedhore.
“Buxheti nuk është real. Është thuajse i ngjashëm me buxhetin e këtij viti. Mund të jetë për një nuancë më i mirë, por nuk mund të thuhet se projektimet janë reale. Ka shumë probleme, por ajo më kryesorja është se projektimet makroekonomike janë tepër optimiste që nuk korrespondojnë me gjendjen reale. Qeveria pret rritje prej 3.4 për qind, ndërkohë të gjitha analizat tjera nuk parashikojnë rritje më të lartë se dy për qind. Një vlerësim të këtillë ka edhe Banka Botërore”, thotë Branimir Jovanoviq, njohës i çështjeve të ekonomisë.
Ai thotë se premtimeve të bëra nuk u besojnë as qytetarët duke marrë parasysh gjendjen e tyre të rënduar ekonomike.
“Unë nuk e kam të qartë se si nuk arrijnë ta kuptojnë se me këto paralajmërime optimiste asgjë nuk përfitojnë”, thotë Jovanoviq.
Ai një vërejte serioze ka edhe për aspektet sociale, apo ndarjen e vetëm 5 për qind të buxhetit për ndihmë për familjet e rrezikuara.
Sipas tij, në kohën kur inflacioni këtë vit arrin në 10 për qind dhe vitin e kaluar ishte 14.5 për qind dhe në kohën kur numri i të varfërve është rritur për 100 mijë persona është e pakuptimtë që të mos ketë rritje më të madhe të parave për transfere sociale.
Me projektbuxhetin, Qeveria parashikon edhe marrjen e një borxhi prej 1.2 miliard eurosh, me të cilat do të mbulohet deficiti dhe do të kthehen borxhet e vjetra.