"E burgosur politike" në Rusi: Bashkëshorti flet për gazetaren e arrestuar të REL-it

Your browser doesn’t support HTML5

Bashkëshorti i gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila është arrestuar në Rusi më 18 tetor, ka thënë se ajo është “e burgosur politike”. Kurmasheva ka nënshtetësi të dyfishtë, ruse dhe amerikane. Bashkëshorti i saj, Pavel Butorin, po ashtu punon nga zyrat e REL-it në Pragë, ku është shef i Current Time, një televizion dhe rrjet digjital në gjuhën ruse, i udhëhequr nga REL-i, në bashkëpunim me Zërin e Amerikës. (Përgatiti: Trim Haliti – Narracioni: Mimoza Sadiku – Montazhi: Bujar Tërstena)