Bunarë gjithnjë e më të thellë për ujitjen e arave në Azi
Your browser doesn’t support HTML5
Në mes të një krize në rritje për ujë në Azinë Qendrore, hapësit e bunarëve në Uzbekistan po detyrohen të shpojnë gjithnjë e më thellë, për t’i furnizuar fermerët ruralë. Teksa thellësia e ujit nëntokësor po bie, hapësit më nuk mund t’u garantojnë fermerëve se do të gjejnë burim të besueshëm të ujitjes. Faji po u ngarkohet ndryshimeve klimatike, keqpërdorimit të resurseve dhe politikave qeveritare. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)