"Të njëjtat ëndrra si ne": Vullnetarët ndihmojnë bullgarët me aftësi të kufizuara të ngjiten në male

Vullnetarët e ndihmojnë Milena Velkovskën, 43 vjeçe, e cila ka paralizë cerebrale, të ngjitet në malet Rila në Bullgarinë perëndimore më 23 mars.

Treshja ishin pjesë e një ekspedite të organizuar nga fondacioni "Ela I Ti" (Eja edhe ti) për t'u mundësuar pesë personave me aftësi të kufizuara rëndë që të arrijnë në një nga liqenet e vargmalit të famshëm me ndihmën e 50 vullnetarëve.

Gergana Doychinova themeloi fondacionin "Eja edhe ti" më 2017 për të ndihmuar bullgarët me aftësi të kufizuara të përjetojnë mrekullinë jashtë.

Ata me aftësi të kufizuara “kanë të njëjtat ëndrra si ne”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë. Organizimi i daljeve me vullnetarë u mundëson njerëzve që vuajnë nga sëmundje dobësuese, të "përjetojnë atmosferën e maleve" pasi këtë nuk mund ta bëjnë vetëm, tha ajo.

 

Vullnetarët në malet Rila duke e tërhequr me sajë Alexandra Alexandrovan, e cila ka paralizë cerebrale.

Doychinova tha se ngjitja dimërore në Rila ishte veçanërisht sfiduese pasi kishin vetëm tri saja dhe pesë persona me aftësi të kufizuara që shpresonin të ngjiteshin.
Disa nga vullnetarët u desh të ngjiteshin dy herë në mal, duke tërhequr sajën".

Vullnetarët duke u ngjitur në malin Rila më 23 mars.

Fondacioni "Eja edhe ti" mbështetet në donacione dhe ndihmohet nga sponsorët për sigurimin e pajisjeve për ngjitje dhe pajisjeve të specializuara si sajat që përdoren për bartjen e njerëzve.

Një grup vullnetarësh duke tërhequr një person me aftësi të kufizuara në një mal.

Disa nga vullnetarët që merrnin pjesë në ekspeditën e 23 marsit, udhëtuan nga Varna, në lindje të Bullgarisë, për të marrë pjesë. Vullnetari më i ri ishte vetëm 7 vjeç.

 

Velkovska është tërhequr me sajë përgjatë një pllaje malore nga vullnetarët.

Velkovska i tha AFP-së gjatë ekspeditës në Rila se "për herë të parë mund ta shoh borën nga afër dhe jo vetëm nga dritarja ime".

 

Vullnetarët duke tërhequr saja në Rila më 23 mars.

Alexandrova, një tjetër përfituese e ekspeditës në ditën e pranverës, tha: "Gjithçka që mund të them është se kjo është e mahnitshme. Fjalët nuk mjaftojnë tani për ta shprehur".

Vullnetarët që po e tërhiqnin në malet e Rilës Lybomir Elenkovin, i cili ka paralizë cerebrale, bëjnë një pushim.  

Doychinova dhe ekipi i saj po punojnë tani për organizimin e daljeve verore, që do të përfshijnë një shëtitje në Vitosha, mali ikonë që ngrihet mbi kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.

Vullnetarët më 23 mars ndihmuan personat me aftësi të kufizuara rëndë për të arritur në lartësitë alpine të maleve Rila në perëndim të Bullgarisë. Ngjitja u organizua nga fondacioni "Eja edhe ti" (Ela I Ti). (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)