Bukë falas në Nagorno Karabak

Një bllok banesash, pothuajse i zbrazur në Stepanakert më 20 tetor. Stepanakert ishte shtëpi e mbi 55,000 personave, shumica armenë etnikë, përpara se të nisnin luftimet ndërmjet forcave armene dhe azerbajxhanase më 27 shtator. Që atëherë, shumë banorë janë larguar ky rajon i shkëputur për në Armeni. Rajoni i Nagorno Karabakut ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit.
 

Punëtorët në një furrë në Stepanakert duke bërë bukë më 21 tetor. Pronarët e kësaj furre janë armenë etnikë. Ata po shpërndajnë falas bukë 700-gramëshe për personat që vazhdojnë të jetojnë në këtë qytet.
 

Një burrë duke dalë nga furra, ku ka marrë bukë taze.
 

Lena Ghevondian, furrtarja 55-vjeçare, thotë se që prej kur nisën luftimet në fund të shtatorit, ajo po punon në këtë furrë 12-orë në ditë.
 

Ghevondian (majtas) punon së bashku me kolegët e saj. Djali 20-vjeçar i furrtares të kësaj furre gjendet në vijën e parë të frontit në Nagorno Karabak. Ajo tha për agjencinë AFP: “Nëse djali im është këtu, si mund të largohem unë (nga Stepanakert)? Nuk kërkoj asgjë. Shtëpia mund të shkatërrohet, por unë dua që djali im të jetë pranë meje”.
 

Punëtorët e kësaj furre bëjnë gati brumin për bukë.
 

Armen Saghian, 31 vjeç, është pronari i furrës që tashmë punon non-stop me qëllim që të furnizojë me bukë armenët etnikë në Stepanakert. Furra e Saghian u jep falas bukë banorëve të këtij qyteti, që është kryesori në Nagorno Karabak.
Saghian thotë: “Që nga dita e parë e luftës ne vendosëm që t’u japim falas bukë banorëve dhe të bëjnë bukë edhe për ushtrinë... Ne nuk kemi probleme financiare. Ne pranojmë telefonata nga institucionet që dëshirojnë të na ndihmojnë, por ne nuk kemi nevojë për ndihmë. Nëse do të kemi nevojë, do të kërkojmë ndihmë”, tha ai, por nuk tregoi se cili ishte burimi i financimit të furrës së tij.

Banorët e Stepanakert duke marrë bukë në furrë.
 

Një burrë me maskë mban në duar disa bukë. Përveç konfliktit të armatosur për Nagorno Karabakun, Armenia dhe Azerbajxhani po përballen edhe me rritjen e rasteve të reja me koronavirusin e ri.
 

Kjo furrë në Stepanakert bën edhe dërgesa të bukës te personat që nuk mund të vijnë fizikisht në këtë furrë. Një prej personave që bën transportin e bukës tha: “Ne bëjmë dërgesa të tilla çdo ditë – kurdo që njerëzit kanë nevojë për bukë – të paktën gjashtë deri tetë herë në ditë... Rrezik ka gjithkund, por ne mundohemi që të dërgojmë bukë kudo që mundemi”.