Budapesti përgatitet për përmbytjet më të ashpra të dekadës
Punëtorët vendosin thasë me rërë në lagjen Roman Shore të Budapestit më 16 shtator, ndërsa qyteti shpall alarmin e nivelit të tretë - niveli më i lartë i mbrojtjes nga përmbytjet.
Reshjet jashtëzakonisht të mëdha të shiut kanë goditur Evropën Qendrore, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në rajon. Deri më tani janë raportuar 16 të vdekur.
Përmbytjet nga stuhia Boris, një sistem i ngadalshëm me presion të ulët, ka marrë jetë njerëzish në të gjithë rajonin -- shtatë në Rumani, pesë në Poloni, tre në Republikën Çeke dhe një në Austri. Prurjet që do të rezultonin nga reshje shiu prej muajsh, u shkaktuan nga stuhia për vetëm disa ditë.
Thasë me rërë të renditur në ishullin Margaret të Budapestit për t'i parandaluar përmbytjet.
Kryetari i bashkisë së Budapestit, Gergely Karacsony, shkroi në Facebook se qyteti do të përdorë 1 milion thasë me rërë për të forcuar mbrojtjen nga përmbytjet dhe u kërkoi banorëve të kenë kujdes të shtuar kur janë afër lumit.
Paralajmërimet për banorët se qasja në lagjen Roman Shore është kufizuar për shkak të rritjes së nivelit të ujërave.
Ndërsa hungarezët përgatiten për përmbytje pas ngritjes së nivelit të ujit, disa banorë lundrojnë me kajak.
Rreth 1.400 ushtarë po ndihmojnë për të ngritur mure mbrojtëse nga përmbytjet në të gjithë Hungarinë, tha ministri i Mbrojtjes më 17 shtator, duke shtuar se forcat e armatosura janë të përgatitura për të vendosur personel shtesë sipas nevojës.
Ekipet duke përforcuar barrierat në ishullin Margaret.
Afër, në Poloni, kryebashkiaku i Nysas ka bërë thirrje për evakuimin e të 44.000 banorëve pasi përmbytjet vazhdojnë të shkatërrojnë Evropën Qendrore.
Thasë me rërë janë vendosur edhe para ndërtesës së Kuvendit në Budapest, më 17 shtator.
Retë e zeza shihen mbi ndërtesën e Parlamentit ndërsa qyteti përgatitet për përmbytje.