Artisti Mihaly Kolodko, i cili po qëndron në Budapest, ka fituar një grup të madh adhuruesish të punës së tij, duke vendosur kështu në mënyrë të paligjshme statuja të vogla që i referohen historisë hungareze dhe një kulture të famshme dhe po ashtu edhe pushtimin rus të vendit të tij, Ukrainës.
Shumica e hungarezëve që udhëtojnë me biçikleta përgjatë lumit në pjesën veriore të Budapestit, një shtyllë guri në fillim të shëtitores së Moskës kalon pa u vënë re. Sa për dijeni, bazamenti kërkon më shumë vëmendje.
Mbi të është një skulpturë me madhësi sa një cigare puro, që përshkruan presidentin rus, Vladimir Putin, dhe anijen fatkeqe Moskva. Luftanija ruse u sfidua nga ushtarët ukrainas në Ishullin e Gjarpërinjve dhe më vonë u fundos.
Skulptura e Moskva-s është një nga shumë monumentet e vogla prej bronzi, që janë të vendosura në të gjithë Budapestin, duke nxitur turne të specializuara dhe duke i dhënë atij një kult ndjekësisht, përfshirë turistë dhe vendas.
I lindur më 1978 në Uzhhorod në Ukrainën Sovjetike, Kolodko në vitin 2010 filloi të vendosë statuja miniatura përgjatë qytetit në Ukrainën perëndimore, ku jetonte ai.
"Unë kam mundur të prisja me vite që dikush të kryente një porosi për ndonjë skulpturë monumentale. Në vend të kësaj, sa herë që kisha para të mjaftueshme për një apo dy kilogramë bronz, një ide dhe një lokacion të mirë, unë shkoja vetë përpara", thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Ai pretendon se monumentet e vogla të paligjshme në Uzhhorodit, ishin shpesh një përpjekje për t'u dhënë vëmendje figurave historikë vendase, që ishin shpërfillur nga autoritetet sovjetike dhe që Ukraina e pavarur nuk kishte fonde për t'i nderuar me monumente më të mëdha.
Teksa statujat nga Uzhhorod u bënë të njohura në internet, Kolodko kuptoi se "kur njerëzit mund t'i fotografojnë nga afër, ata mbushin kornizën njësoj si një statujë e madhe".
Monumentet e vogla patën shpejt një ndikim të jashtëzakonshëm, duke tërhequr më shumë turistë sesa monumente e mëdha që kishin kushtuar dhjetëra mijëra dollarë për t'u punuar.
Në vitin 2016, Kolodko u zhvendos në Hungari, duke jetuar fillimisht në një apartament të vogël me një dhomë gjumi bashkë me gruan dhe dy vajzat e tij. Kolodko ka trashëgimi hungareze dhe kujton me dashuri udhëtimet e tij të shpeshta që kur ishte fëmijë.
Menjëherë pas mbërritjes së tij, Kolodko filloi të vendoste fshehurazi statuja të vogla në Budapest. Kolodko filloi duke bërë homazhe për personazhet e filmave vizatimorë që ai i kujton tashmë si i rritur, që i ka parë në televizionin hungarez.
Sipas artistit gueril, ai vendos statujat e tij gjatë ditës, herë pas here me fëmijët e tij që luajnë aty pranë. Ai ende nuk është marrë në pyetje nga autoritetet gjatë kohës sa ishte duke punuar.
Veprat e Kolodkos shpesh përfshijnë elemente nga folklori dhe historia hungareze. Turistët që shihen lart, fotografojnë një nga veprat artistike më të famshme të Kolodkos, një zhytës në det të thellë që shtrëngon një çelës jashtë kafenesë luksoze të Budapestit, New York Café.
Zhytësi prej bronzi i referohet një legjende të autorit Ferenc Molnar, që hedh çelësin e kafenesë së New York Café në lumin Danub për të ndaluar stafin që të mbyllë dyert e ndërtesës madhështore.
Ky shëtitës hënor u vendos pranë shtëpisë së fëmijërisë së Ferenc Pavlics, një hungarez-amerikan i cili projektoi rrotat për automjetin e NASA-s që qarkullonte në hënë.
Pranë një parkingu biçikletash jashtë sinagogës së Rrugës Dohany (sfondi djathtas), ky punim prej bronzi përshkruan hebreun hungarez Theodor Herz, themeluesin e Sionizmit modern.
Kohët e fundit, Kolodko ka trajtuar tema politike në punën e tij që ka ngjallur polemika.
Kolodko krijoi një skulpturë të një kapele sovjetike, Ushanka, të vendosur mbi një jastëk që mbante kurorën e shenjtë të Hungarisë, në vitin 2019. Pasi e vendosi monumentin pranë një Memoriali kontraversal të Luftës Sovjetike, një politikan, me sa duket duke e keqkuptuar deklaratën e Kolodkos, e theu veprën e artit me një sëpatë dhe e hodhi atë në Danub.
Në vend të monumentit të shkatërruar të Ushankës, Kolodko vendosi një sëpatë mbi një jastëk prej kadifeje (sipër) për të përkujtuar vandalizmin e pazakontë politik.
“Nuk mund të mos e bëj”, thotë Kolodko për artin politik që i kushton para dhe kohë.
Por, ai thotë se megjithëse ka disa ide për vepra të reja me tematikë lufte, qytetarët e Budapestit "kanë nevojë për një pushim, nuk mund t'u jepet një skulpturë e re çdo ditë".
Kolodko shton;
"Ndjekësit e mi nuk e pëlqejnë punën time të luftës -- ata i pëlqejnë temat që janë më shumë hungareze, që u japin atyre një lidhje me të kaluarën e tyre. Këto janë monumente të fëmijërisë së tyre dhe times gjithashtu".
Një turne për këto skulptura të vogla u prezantua në vitin 2022. Një zëdhënës i kompanisë që qëndron pas turneut të "mini-statujave të fshehura" i tha Radios Evropa e Lirë se ai tërhoqi kryesisht turistët perëndimorë, ndërsa vendasit janë të prirë t'i gjejnë vetë statujat e vogla në shëtitjet e tyre në fundjavë.
Brenda studios së Kolodkos, statuja e ardhshme mund të jetë mini-guerile që do të shfaqet në rrugët e Budapestit, vetëm se iu duhen edhe disa punime të fundit.
Artisti kërkoi që të mos shpërndaheshin fotot e veprës së artit, por kjo copëz arti përshkruan dy personazhe të dashur të fëmijëve -- një britanik, një rus -- ka të ngjarë të jetë i famshëm si te fëmijët, ashtu edhe te politikanët.