Të dhënat sugjerojnë se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që prej vitit 1945”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.
“Të gjitha shenjat janë se plani, në disa kuptime, tashmë ka filluar”, tha Johson për BBC.
Inteligjenca sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim që do ta rrethonte kryeqytetin ukrainas, Kiev, tha Johnson.
“Njerëzit duhet ta kuptojnë koston e madhe njerëzore që mund të sjellë”, tha ai.
Your browser doesn’t support HTML5
Qeveria amerikane ka thënë se rreth 190,000 trupa ruse janë grumbulluar përgjatë kufijve të Ukrainës. Në këtë shifër përfshihen edhe separatistët që mbështeten nga Rusia, që luftojnë me forcat ukrainase në lindje të Ukrainës.
Johnson sugjeroi se Mbretëria e Bashkuar do të vendoste sanksione, më të ashpra seç ishte menduar, nëse Rusia e pushton Ukrainën.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do të ndalonin kompanitë ruse që të “tregtonin në funte dhe dollarë”, një lëvizje, që sipas Johnson do të kishte një ndikim “shumë, shumë të madh”.
Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet që ta pushtojë Ukrainën në çdo kohë, por Rusia mohon se ka plane të tilla dhe argumenton se trupat janë duke marrë pjesë në stërvitje.
I pyetur nëse mendon se pushimi rus është i pashmangshëm, Johnson tha: “Kam frikë se kjo është ajo që thonë dëshmitë”.
“Fakti është se të gjitha shenjat janë se plani, në disa kuptime, veçse ka nisur”, tha ai.
SHIKONI EDHE: SHBA beson se Putin “ka vendosur të pushtojë” UkrainënJohson tha se presidenti amerikan, Joe Biden, u ka thënë liderëve perëndimorë se të dhënat e inteligjencës sugjerojnë se forcat ruse nuk po planifikojnë të hyjnë në Ukrainë nga lindja, përmes rajonit Donbas, por nga Bjellorusia, në pjesën afër Kievit.
“Kam frikë të them se plani që po shohim është diçka që do të ishte lufta më e madhe në Evropë që prej vitit 1945, sa i përket shkallës”, tha kryeministri britanik.