Britania ndalon një super-jaht rus

Një jaht i një oligarku rus. Fotografi nga arkivi.

Britania ka ndaluar një super-jaht në pronësi të një rusi, tha zëdhënësi i kryeministrit, Boris Johnson.

“Departamenti i Transportit ka punuar ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Krimeve dhe Byronë për Hetime Detare për të ndaluar super-jahtin”, tha zëdhënësi.

“Ne do të punojnë për të ndërmarrë veprime ndaj kujtdo që përfiton nga lidhjet ruse”, shtoi ai.

SHIKONI EDHE: Putini dhe misteri i Sheherazades

Zëdhënësi nuk tregoi se kujt i përkiste ky jaht i ndaluar në vlerë prej 38 milionë funtesh, i quajtur “Phi”.

Që prej se Rusia ka nisur pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt, Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione të ashpra ndaj zyrtarëve në Moskë dhe individëve dhe entiteteve të lidhur me Kremlinin.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.