Britania i thotë lamtumirë Mbretëreshës

Arkivoli i Mbretëreshës, Elizabeta II, duke u dërguar në Kishën Uestminister.

Kisha Uestminister. Në këtë Kishë, ajo është martuar dhe është shpallur mbretëreshë.
Ceremonia fillestare e varrimit është përcjellë me muzikë kishtare dhe lexim të Biblës.

Mbreti Charles III duke marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës në Kishën Uestminister.
 

Kurora e Mbretëreshës

Mysafirët e ftuar në ceremoninë e varrimit.

Në mesin e 2.000 të ftuarve kanë qenë liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden, dhe qindra udhëheqës tjerë shtetesh. Në Kështjellën Uindsor do të mbahet më pas një shërbim më privat me 800 persona.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti francez, Emmanul Macron dhe gruaja, Brigitte.

Kryeministrja britanike, Liz Truss.

Mbreti Charles III dhe djali i tij princi, William.

Princi William (majtas) dhe Princi Harry.

Princesha e Uellsit, Catherine dhe dy fëmijët e saj: princi George dhe princesha Charlotte.

Dukesha e Saseksit, Meghan.

Pjesëtarë të gardës që ka përcjellë arkivolin e Mbretëreshës nëpër Londër.

Një grua e mërzitur në Parkun Hyde të Londrës, para se Mbretëresha të bëjë shetitjen e fundit në Londër.

Flamujt britanikë në Londër.

Një qytetare duke pritur që të shohë arkivolin e Mbretëreshës para ajo se të varroset.

Mijëra qytetarë të Britanisë janë mbledhur në Londër për t’ia dhënë lamtumirën Mbretëreshës britanike, Elizabeta II. Qindra liderë botërorë janë mbledhur po ashtu në kryeqytetin britanik për të marrë pjesë në ceremoninë fillestare të varrimit, që është mbajtur në Kishën Uestminister. Mbretëresha do të varroset pasdite në Kështjellën Uinsdor. Elizabeta II ka vdekur më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Ajo ka mbajtur fronin për 70 vjet. (Përgatiti: Krenare Cubolli)