Brenda bazave ushtarake ruse në Siri

Një ngjarje përkujtimore për pilotin rus, Roman Filipov, në bazën ajrore Hmeimim pranë Latakisë në Siri në shkurtin e vitit 2023.

Imazhet satelitore të bëra më 13 dhjetor tregojnë se Rusia duket se po i tërheq pajisjet nga baza Hmeimim pas përmbysjes së fundi të aleatit të saj, presidentit Bashar al-Assad.

 

Një pamje satelitore e objektit detar të Rusisë në Tartus, në brigjet e Mesdheut të Sirisë më 13 dhjetor 2024.

Kremlini thuhet se ka qenë në bisedime me grupin militant Hayat Tahrir al-Sham (HTS) - tani qeveria de-facto në Damask - për të ardhmen e bazave ruse në Siri.
 

Një punonjëse ruse duke i përgatitur tavolinat në një kafene bazën Hmeimim në tetor të vitit 2015.

Kreu i kërkimit për Euroazi në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme, Robert E. Hamilton, i tha Radios Evropa e Lirë se sundimtarët e rinj të Sirisë mund të hezitojnë të tolerojnë ekzistimin e bazave, nga të cilat Kremlini "me vite të tëra ka nisur sulme kundër HTS-së, grupeve të tjera opozitare dhe kundër civilëve sirianë”, gjatë gjithë luftës civile të vendit.

Një polic ushtarak rus duke patrulluar në bazën ajrore Hmeimim në mars të vitit 2016.

Hamilton thotë se mbetet për t'u parë nëse bisedimet ndërmjet Rusisë dhe HTS-së "kanë të bëjnë me sigurimin e një tërheqjeje të rregullt të forcave ruse nga Siria, apo për të siguruar që Rusia mund t'i mbajë bazat e saj atje".

Trupat ruse marshojnë para një prifti ortodoks në bazën Hmeimim në prill të vitit 2018. Ushtarët janë të veshur me uniforma ruse në ngjyrë rëre të lëshuara për disa ushtarakë me bazë në Siri.

Ben Dubow, një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane, i tha Radios Evropa e Lirë se bisedimet aktuale ndërmjet Rusisë dhe HTS mund të rezultojnë me "një prani shumë të reduktuar ruse" në bazat siriane në krahasim me fazën aktive të luftimit gjatë sundimit të Asadit.

 

Pjesëtarë të shërbimit rus duke pritur në një dyqan brenda bazës Hmeimim, shkurt 2016.

Dubow tha se Moska mund të jetë në gjendje të negociojë një terren të reduktuar në Siri, "që të vazhdojë të ketë stacione jetike transiti për projektimin e fuqisë në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë".
 

Ushtarët rusë duke kaluar pranë një kryqi ortodoks në bazën Hmeimim, prill 2018.

Baza ajrore Hmeimim ka qenë një qendër për avionët ushtarakë rusë që nga viti 2015, kur Kremlini u zhvendos për të mbështetur forcat e Assadit në luftën civile siriane.
 

Një marinar rus duke votuar në zgjedhjet presidenciale të marsit 2024 pranë një portreti të Pjetrit të Madh, në objektin detar të Tartus.

Në vitin 2017, Rusia nënshkroi një kontratë qiraje 49-vjeçare për bazën Hmeimim dhe objektin detar në Tartus (në foto) që u krijua për herë të parë nga sovjetikët në vitin 1971. Këto marrëveshje janë bërë të pakuptimta nga rënia e qeverisjes së Assadit në Siri.


 

Një avion Su-25 i ngarkuar me bombë në bazën ajrore Hmeimim, dhjetor 2015.

Marrëveshja e qirasë e Rusisë e detyroi ushtrinë e Asadit të ruante perimetrin e bazës Hmeimim, duke i dhënë Moskës juridiksion ligjor mbi objektet brenda. Negocimi i perimetrit mbrojtës nga sundimtarët e rinj të Sirisë do të jetë jetik për bazat ruse në një epokë të dronëve të kontrolluar me tela dhe imun ndaj bllokimit.
 

Një luftanije ruse e ankoruar në Tartus në shtator 2019.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, u tha mediave ruse më 13 dhjetor se "bazat janë ende atje, ku kanë qenë gjithmonë, në territorin sirian. Asnjë vendim tjetër nuk është marrë për momentin”.

Një prift ortodoks rus brenda një kishe në objektin detar të Tartusit në shtator të vitit 2019.

Një raport i inteligjencës britanike i lëshuar më 13 dhjetor e lidhi rënien e regjimit të Assadit dhe statusin e lëkundur pasues të bazave siriane të Rusisë me pushtimin e Ukrainës nga Kremlini.

Personeli rus duke u rreshtuar në pistën e bazës ajrore Hmeimim në mars të 2016-ës.

Raporti i inteligjencës britanike citoi "përparësitë e Rusisë për konfliktin e Ukrainës", si "degradimi i aftësisë dhe kapacitetit të Rusisë për ta mbajtur regjimin e Asadit në pushtet".




 

Fotografitë e marra gjatë sundimit të presidentit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad, tregojnë jetën brenda objekteve ajrore dhe detare të Rusisë në vendin e Lindjes së Mesme. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)